Ministrja Haxhiu raporton në Komisionin për Integrim Evropian

Aktuale

Ministrja Haxhiu raporton në Komisionin për Integrim Evropian

Më: 20 prill 2022 Në ora: 07:38
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot në Komisionin për Integrim Evropian.

Deputetët e këtij komisioni do të shqyrtojnë raportin plotësues lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së si dhe Projektligjin për Policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komisioni pritet të mblidhet në ora 11:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 01.04.2022 dhe 07.04.2022;

3. Raportim i znj. Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë;

4. Shqyrtimi i raportit plotësues lidhur me Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

6. Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat