Besian Mustafa tallet me Vetëvendosjen

Aktuale

Besian Mustafa tallet me Vetëvendosjen

Nga: P.R Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:35
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, është tallur me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shfrytëzuar pozitën qeveritare për të lidhë marrëveshje me një kolegj privat në të cilin është i angazhuar si profesor dhe merr pagë.

“Qysh po flisni për konflikt interesi të ministrave kur në Ukrainë po bëhet luftë! 😂 Nëna parti, e vetmja që përfaqëson popullin, kurrë nuk gabon. Yjet e saj, të pagabueshmit, shkëlqejnë me fuqinë e njëmijë diejve vezullues për njëmijë vjet”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Kujtojmë se pas kritikave të shumta për marrëveshjen e nënshkruar, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se sot kishte në plan të nënshkruante marrëveshje me Universitetin e Prishtinës, por se kjo është shtyrë për ditën e nesërme.

“Për të qenë të saktë dhe transparentë, sot ka qenë e planifikuar që të nënshkruhet marrëveshja me Universitetin e Prishtinës. Përkundër vullnetit tonë, në pamundësi për të realizuar këtë sot, nënshkrimi i bashkëpunimit me UP është shtyrë për ditën e nesërme”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat