Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Serbia është kërcënimi më i madh i paqes në rajon

Aktuale

Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Serbia është kërcënimi më i madh i paqes në rajon

Më: 20 prill 2022 Në ora: 22:00
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se Serbia është destabiluzues në Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka thënë se Serbia është kërcënimi më i madh i paqes në rajon, derisa për këtë e kanë mbështetjen e Moskës.

“Serbia vazhdon të mbetet satelit i Rusisë. Rajoni ynë për këtë vazhdon të mbetet jostabil”, është shprehur ajo.

“Pavarësia e Kosovës ka lindur nga gjenocidi i kryer nga Serbia. Kosova ke rezistuar një kohë të gjatë derisa jemi detyruar që t’i mbrojmë familjet tona dhe në fund erdhi NATO na shpëtoi. Ky gjenocid ka treguar se drejtësia gjithmonë triumfon”.

Gërvalla ka thënë se Kosova asnjëherë nuk i harron viktimat e luftës së vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat