Norvegjia e zemëruar që Kurti nuk i lejoi zgjedhjet serbe në Kosovë

Aktuale

Norvegjia e zemëruar që Kurti nuk i lejoi zgjedhjet serbe në Kosovë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 00:01
Përfaqësuesja e Norvegjisë

Përfaqësuesja e Norvegjisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shprehur e zemëruar pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që zgjedhjet serbe mos të mbahen në territorin tonë.

Ajo tha se Qeveria nuk e shfrytëzoi mundësinë për të demonstruar përkushtimin ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave për qytetarët e saj.

“Një zhvillim tejet i rëndësishëm kyç politik e i sigurisë ka pasur të bëjë me zgjedhjet lokale në Kosovë. Kemi kënaqësinë që mbajtja e përgjithshme e këtyre zgjedhjeve është vlerësuar si shumë pozitive nga BE-ja. Po ashtu, është theksuar një mungesë e transparencës.

Megjithatë kur erdhi deri te zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe në prill, Qeveria e Kosovës nuk e shfrytëzoi mundësinë për të demonstruar përkushtimin e vet ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civili dhe politike për gjithë qytetarët e vet”, tha ajo.

“E kuptojmë që është pjesë e perogativit të pushtetit të Kosovës për të lejuar apo mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të një shteti tjetër në territorin e vet. E shprehim me keqardhje vendimin që kjo nuk është lejuar edhe pse ka ndodhur më parë”, shtoi ajo.

Qeveria në krye me Albin Kurtin, mori vendim që zgjedhjet e Serbisë nuk do të mbahen në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat