​Kurti: Po zbatojmë parimet demokratike e po thyejmë rekorde një pas një

Aktuale

​Kurti: Po zbatojmë parimet demokratike e po thyejmë rekorde një pas një

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:10
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke treguar për trendët e rritjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik deri në 10.53 për qind, ka thënë se qeverisja e tij përveç që po zbatojnë parimet demokratike, po thyhen rekorde një pas një.

Krahas rritjes së eksporteve, Kurti ka thënë po ashtu se në vitin 2021 janë rritur edhe investimet e huaja direkte.

Kurti: Po thyejmë rekordet një pas një

“Në krahasim me vitin 2020, kemi pasur një rritje të investimeve të huaja direkte prej 22 për qind nga viti 2021. Dhe investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë se në vitin 2020. Me qeverisjen e re përkushtimi për sundim të ligjit, transparencë e efektivitet jo vetëm që po zbatojmë parimet demokratike, por edhe po thyejmë rekorde një pas një”, tha ai.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri në forumin ekonomik Kosovës-Austri që po mbahet në Prishtinë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat