Njësia Speciale me aksion në veri

Aktuale

Njësia Speciale me aksion në veri

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:02
Policia e Kosovës

Forca Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në mesditën e sotme në veri të Mitrovicës përpara një objekti banimi.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, tha se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.

“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq.

I pyetur se a është ky aksion kundër drogës, Radoviq tha “me shumë gjasë po”.

Ndërsa, po ashtu raportohet se qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat