Vendimi i fundit nga Specialja për Gucatin dhe Haradinajn

Aktuale

Vendimi i fundit nga Specialja për Gucatin dhe Haradinajn

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:15
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u është vazhduar paraburgimi.

Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e avokatit të tyre për mbrojtjen në liri, duke lënë në fuqi kështu masën e paraburgimit.

Paraburgimi atyre u është vazhduar derisa të shpallet aktgjykimi për ta.

Të njëjtit pritet që brenda një periudhe jo shumë të gjatë të dalin përfundimisht para gjykatës kur edhe do të jepet verdikti për ta.

Edhe Gucati, edhe Haradinaj po akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.

Image
Vendimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat