“Nuk është kohë e ultimatumeve”, Nagavci i përgjigjet SBASHK-ut pas paralajmërimeve për grevë

Aktuale

“Nuk është kohë e ultimatumeve”, Nagavci i përgjigjet SBASHK-ut pas paralajmërimeve për grevë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:48
Arbërie Nagavci

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Qeverisë i është dhënë një javë kohë derisa SBAShK’u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.

Por Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se nuk është koha për ultimatume dhe greva.

“Është tepër e rëndësishme të dijmë që nuk është kohë e ultimatumeve por është kohë e angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithëve për të përmirësuar rezultatet në arsim”, tha Nagavci.

“Kërkesat e SBASHK’ut që kanë të bëjnë me aspektin material natyrisht se janë çështje që ne si qeveri i kemi pasur në vëmendje”, shtoi ajo.

Tha se po punohet që në Ligjin për Paga, mësimdhënësit të trajtohen si të barabartë.

“Si ministri e Arsimit, unë personalisht kemi adresuar në grupin punues të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me trajtimin e dinjitetshëm dhe të barabartë të mësimdhënësve”, tha Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat