Kurti u uron festën e Pashkëve besimtarëve ortodoksë

Aktuale

Kurti u uron festën e Pashkëve besimtarëve ortodoksë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 21:22
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti i ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës“, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Ju uroj qytetarëve tanë të besimit ortodoks Pashkë të gëzuar!”

“Këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve.”, u shpreh tutje kryeministri.

“Dashuria do ta mposhtë përfundimisht urrejtjen. Pashkë të bekuar!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat