Kamberi: Koalicionit të shqiptarëve të Luginës iu mungojnë 400 vota

Aktuale

Kamberi: Koalicionit të shqiptarëve të Luginës iu mungojnë 400 vota

Nga: F.B. Më: 24 prill 2022 Në ora: 09:38
Shaip Kamberi

“Ka gjasa reale që koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin numër 6 në Bujanoc m 28 prill të bëhet parti parlamentare, aktualisht për këtë i mungojnë edhe 400 vota”, ka thënë kreu i Partisë për Veprim Demokratik dhe ish-deputeti Shaip Kamberi, transmeton “Bota Sot”.

 Kjo për faktin se aktualisht asaj i mungojnë 400 vota për të kaluar pragun dhe për të siguruar përfaqësim dhe hyrje në parlamentin e Serbisë.

Komisioni Republikan Zgjedhor ka miratuar sot vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në një vendvotim në komunën e Bujanovcit, kryetari i KRZ Vladimir Dimitrijeviç ka theksuar se zgjedhjet për deputetë do të përsëriten në vendvotimin numër gjashtë në Bujanovc të enjten me 28 prill , kur vendvotimi do të jetë i hapur nga ora 7.00 deri 20.00.

Sipas tij, Gjykata administrative ka vendos pro ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të parashtruar, duke miratuar ankesën dhe duke anuluar votimin në atë vend, për të përsëritur votimet në atë vend.

KRZ ka miratuar vendimin për pamjen e fletëvotimit, që duhet të jetë në versionin shumëgjuhësh në shqip dhe serbisht dhe do shtypen 1 mijë e 89 fletëvotime aq sa ka votues në atë qendër votimi.

Nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës i fiton votat që i mungojnë për kalimin e pragut, kjo do ju mundësonte një vend deputeti edhe për një pakicë në Kuvendin e Serbisë, në përbërjen e shkuar ky koalicion kishte dy deputet në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat