Doli në përkrahje të Kurtit për fondin për ushtrinë, Musliu i reagon Haradinajt

Aktuale

Doli në përkrahje të Kurtit për fondin për ushtrinë, Musliu i reagon Haradinajt

Më: 24 prill 2022 Në ora: 09:42
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt. Ky i fundit, mbrëmë ka kritikuar zyrtarët e PDK-së të cilët kanë dalë kundër fondit për ushtrinë e Kosovës.

E deputetja Musliu, i është kundërpërgjigjur sot Haradinajt, duke thënë se partia e tij kishte gabuar rëndë kur i ishte bashkuar Albin Kurtit, “në degjenerimin e Parlamentit”, përcjell Bota sot.

Musliu insiston që ushtria duhet të mbështetet në ligj e jo në lëmoshë.

“Disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës.

Kosova është shtet e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmoshë.

E duam ushtrinë me standarde të NATO-s.

Stop eksperimenteve me ushtrinë!”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook./BS

Image
Hashim Thaçi, foto e postuar nga Ganimete Musliu
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat