Tërmeti në Bosnje, viktima është një 28 vjeçare shqiptare

Aktuale

Tërmeti në Bosnje, viktima është një 28 vjeçare shqiptare

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë 28 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Bosnjë e Hercegovinën të premtën.

Gjatë së shtunës mediat shqiptare treguan se bëhet fjalë për Elmira Sefon.

Vdekja e saj erdhi si pasojë e një shkëmbi të madh që ra mbi shtëpinë e saj.

Prindërit e saj po ashtu mbetën të lënduar.

Një tërmet prej 5.7 shkallësh e goditi Bosnjë e Hercegovinën.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7, sipas EMSC, ka qenë në Stolac të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut të Kroacisë.

Dridhjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat