Ahmeti: Berishaj të dorëhiqet, presidentja e kryeministri nuk kanë nevojë ta mbrojnë verbërisht

Aktuale

Ahmeti: Berishaj të dorëhiqet, presidentja e kryeministri nuk kanë nevojë ta mbrojnë verbërisht

Nga: A.SH Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:55
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Slloveni për të cilin po flitet se është i përfshirë në një aferë korrputive.

Ahmeti ka thënë se ai do të duhej të dorëhiqej, edhe në qoftë se është i pafajshëm, që ti hap rrugë hetimeve.

“E presidentja e posaqërisht kryeministri nuk kanë nevojë ta mbrojnë verbërisht, por vetëm të thirren në hetim e qartësim. Kështu edhe pastërtia do të ishte më e madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Njolla në fanelën e bardhë shihet më shumë - kemi thënë shpesh në VV. “Prandaj duhet të jemi dhjetë herë më të kujdesshëm kur jemi në qeveri” dëgjohej shpesh në mbledhjet me numra romak në Këshillin e Përgjithshëm.

Nuk e di se a ka dorëzuar Martin Berishaj 600 mijë euro në Slloveni. Por që është njollë - është - qoftë edhe për deklarim të rrejshëm të pasurisë. Krahasimi me qeveritë e kaluara është si fanela e bardhë me atë me ngjyrë. Që kjo mos të bëhej kaq e madhe z. Berishaj do të duhej të dorëhiqej. Edhe në qoftë se është i pafajshëm, që ti hap rrugë hetimeve.

E presidentja e posaqërisht kryeministri nuk kanë nevojë ta mbrojnë verbërisht, por vetëm të thirren në hetim e qartësim. Kështu edhe pastërtia do të ishte më e madhe.

Teoritë e opozitës për një skemë ndërkombëtare energjetike janë zgjatim i tepërt - stretching it to far thojnë anglisht. Edhe po të jetë z. Berishaj “sekser” i Hamoviqit e Fazliqit, vështirë se është skemë e organizuar nga Albini. Prandaj edhe qytetarët e posaqërisht votuesit e qeverisë çkyçen kur dëgjojnë teori të tilla nga Abelardi et co.

Opozita do të fitonte shumë më shumë pikë po të fokusohej në shkeljet ligjore në Kosovë nga Z. Berishaj dhe me të drejtë në hetimin parlamentar për ngjarjet në energjetikë.

Në këtë moment edhe qeveria do të përfitonte shumë nga ky hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat