Vazhdon të mbetet në gjendje të njëjtë shëndetësore 20-vjeçarja e aksidentuar sot

Aktuale

Vazhdon të mbetet në gjendje të njëjtë shëndetësore 20-vjeçarja e aksidentuar sot

Më: 24 prill 2022 Në ora: 21:56
QKUK

Akoma vazhdon të mbetet në gjendje të njëjtë shëndetësore 20-vjeçarja, e cila u aksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Shefi i Intensivës, Shaqir Uka, ka thënë se ata janë duke e vazhduar përkujdesjen për vajzën në fjalë, pasi është shtruar në këtë klinikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Lëndimet janë jashtëzakonisht shumë serioze, vajza vazhdon të jetë nën kontroll dhe përkujdesje aktive”,ka thënë Uka.

Uka ka shtuar se ajo vazhdon të jetë nën shoqërimin e barnave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat