Vdes ish-gardiani i Burgut, Haxhiu ngushëllon familjen Lajçi

Aktuale

Vdes ish-gardiani i Burgut, Haxhiu ngushëllon familjen Lajçi

Më: 25 prill 2022 Në ora: 13:23
Albulena Haxhiu

Ditën e sotme, ka vdekur ish-gardiani i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Faruk Lajçi.

Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen Lajçi.

Haxhiu, tha se Lajçi që nga viti 2000 dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, teksa shtoi se humbja e tij është humbje e madhe edhe për këtë institucion.

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, z. Lajçi të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim të ShKK-së.

“Ju lutem që në emër të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Me respekt, Albulena HAXHIU”, mbaron kumtesa e ShKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat