Këta janë katër familjarët nga Istogu që dyshohet se sulmuan Policinë

Aktuale

Këta janë katër familjarët nga Istogu që dyshohet se sulmuan Policinë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Istog, pasi dyshohen se i kanë sulmuar patrullën e policisë në afërsi të stacionit të autobusëve dhe në stacion. Policia ishte duke i larguar automjetet që janë parkuar në vende të gabuara kur u përballën me të dyshuarit.

Burimet e sinjalit kanë bërë me dije se personat që u prangosën për këtë rast janë: Erolid Arifaj, Fatmir Arifaj, Daut Arifaj dhe Maliq Arifaj.

Nga i dyshuari Daut Arifaj, policia kishte kërkuar që ta largojë autobusin nga rruga, meqë e kishte ndaluar në trotuar. Por ky i fundit nuk iu bind urdhrit dhe nisi t’i shajë policët, duke u thënë se po bëjnë me qëllim që t’i detyrojnë ta largojnë automjetit.

Gjatë arrestimit të të dyshuarit të parë, Policia është ballafaquar edhe me Maliq dhe Fatmir Arifajn, të cilët dyshohen se i kanë sulmuar policët, duke i shtyrë dhe duke tentuar t’i godasin, raporton gazeta sinjali..

Pasi Policia intervenoi dhe arrestoi tre të dyshuarit, të cikët më pas u dërguan në stacion policor, i dyshuari Erolid Arifaj, u shkoi vet Policisë. Sipas burimeve të Sinjalit i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e Policisë te porta dhe ka tentuar të hyjë me dhunë, duke i ofenduar e sharë policët. Në këtë rast, polici është detyruar të përdor sprej dhe me ndihmën e zyrtarëve të tjerë është arrestuar edhe i dyshuari i katërt.

Pas intervsitmit, prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat