Konjufca flet për rastin e ambasadorit Martin Berishaj

Aktuale

Konjufca flet për rastin e ambasadorit Martin Berishaj

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:13
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit, duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se “kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar”.

Para deputetëve, kryekuvendari ka thënë se ky rast është shumë e rëndësishme që të sqarohet dhe se “besoj se do të sqarohet”.

“Por ju kisha lutur për kujdes sa i përket vetëm një dimensioni. Z Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar. Dhe nuk duhet të merret si absolutisht e vërtetë”, është shprehur ai.

Gjatë javës që shkoi, emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përmendur në mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar. Lidhur me këtë rast kanë reaguar partitë politike në vend, kurse Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme nuk kanë komentuar rastin derisa të mos marrin sqarimet nga vetë ambasadori Berishaj.

Mediumi slloven “Planet TV” të enjten ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Mirëpo, ambasadori Berishaj i ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, te politikani slloven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat