​Mediat në Preshevë: Shaip Kamberi rizgjidhet deputet

Aktuale

​Mediat në Preshevë: Shaip Kamberi rizgjidhet deputet

Më: 28 prill 2022 Në ora: 22:48
Shaip Kamberi

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kështu të paktën raportojnë mediat në Luginë të Preshevë.

Sot është mbajtur rivotimi në “lagjen e Strukarëve” në Tërnoc pasi ishin konstatuar shumë parregullsi të shfaqura në këtë vendvotim më 3 prill.

RTV Presheva raporton se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, me bartës liste Kamberin, ka marrë 686 vota, SNS një votë, ndërsa 11 vota janë shpallur të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat