Abdixhiku thotë se Kurti e krijoi narracionin që opozita s’po punon

Aktuale

Abdixhiku thotë se Kurti e krijoi narracionin që opozita s’po punon

Më: 28 prill 2022 Në ora: 23:46
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se narracioni se opozita nuk po punon sa duhet është krijuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Mos bini në kurth të Albin Kurtit.

Kjo qeveri është e dobët dhe nuk po jep rezultate as në politikë të brendshme e as në atë të jashtme”, ka thënë ai duke shtuar se kjo qeverisje ka krijuar një realitet paralel të Kosovës.

Abdixhiku, që ishte ministër i qeverisë në krye me Albin Kurtin, ka thënë se në 100 ditëshin e punës me të ritmi i punës ka qenë shumë më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat