Pa opozitën, Kryesia vendos seancë më 5 maj

Aktuale

Pa opozitën, Kryesia vendos seancë më 5 maj

Më: 29 prill 2022 Në ora: 12:36
Mimoza Kusari-Lila

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më datë 5 maj të mbahet seanca e radhës. Kjo mbledhje e Kryesisë është mbajtur pa partitë opozitare.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përveç agjendës, në këtë seancë do të jetë edhe votimi për dy gjyqtarë të Kushtetueses.

“U mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që seanca e re plenare të mbahet më 5 maj në ora 10:00.

Në agjendën e re përveç agjendës së zakonshme do të kemi edhe votimin për dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat