Tërnava në faljen e Bajramit fton për paqe dhe tolerancë

Aktuale

Tërnava në faljen e Bajramit fton për paqe dhe tolerancë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 07:35
Naim Tërnava

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit, Falja e Namazit të Fitër Bajramit është mbajtur me fillim nga ora 06:09 në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Hytben e Fitër Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me ç’rast edhe ka dhënë edhe një mesazh, ka ftuar për solidaritet dhe mirëqënie.

Tërnava ka thënë se kjo festë na bashkon ne xhami, me familje e me farefisin.

“Festa e Fiter Bajramit na bashkon në xhami, na bashkon me familje, me farefisin e miqësinë, me vizita të ndërsjella duke uruar e përgëzuar si dhe duke kujtuar ata që kanë shkuar para nesh nga kjo dynja”, tha Tërnava

Tutje Tërnava u shpreh se Festa e Fitër Bajramit bartë mesazhin më të mirë për kultivimin e dashurisë.

Fiter Bajrami bartë mesazhin më të mirë per kultivimin e dashurisë, për pasardhësit tanë, e kultivon dashurinë e respetkin e nipërve e mbesave për gjyshërit e anasjelltas, kultivon respektin dhe kujdesin e prindërve për fëmijë”, deklaroi Tërnava.

“Festa e Fiter Bajramit e bashkon komunitetin dhe bënë që të reflektoj duke trokitur në ndërgjejen e tyre”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat