Albin Kurti uron Fitër Bajramin: Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë

Aktuale

Albin Kurti uron Fitër Bajramin: Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 07:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

Ai ka thënë se pas një muaj agjërim sot besimtarët ndajnë gëzimin e festës.

Ai në Facebook ka shkruar se nga skarficat e muajit të ramazanit duhet të marrim mësim.

“Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit.

Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin. Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë. Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin.

Me urimin dhe shpresën që agjërimi dhe lutjet tuaja janë pranuar, me fat të gjithëve Fitër Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat