Abdixhiku viziton BIK-un: Lutemi që solidariteti dhe sakrifica të vazhdojnë edhe përtej festës së sotme

Aktuale

Abdixhiku viziton BIK-un: Lutemi që solidariteti dhe sakrifica të vazhdojnë edhe përtej festës së sotme

Më: 2 maj 2022 Në ora: 11:51
Naim Ternava dhe Lumir Abdixhiku

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Abdixhiku ka uruar festën, teksa ka thënë se solidariteti dhe sakrifica janë dy vlera jetike për çdo njeri.

“Me këtë festë ne mësojmë shumë. Për vlerat bazike njerëzore të solidaritetit dhe sakrificës, si dy vlera jetike për çdo njeri.

Për sjelljet tona për shoqërinë tonë, për politikën tonë pa përjashtim. Lutemi që këto të vazhdojnë edhe përtej festës së sotme, përtej muajit të kaluar sepse kështu e mbajmë shoqërinë tonë drejtë begatisë dhe prosperitetit”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat