Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron Fitër Bajramin

Aktuale

Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron Fitër Bajramin

Më: 2 maj 2022 Në ora: 11:52
Memli Krasniqi ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Bajram, teksa tha se kjo festë shënon kulminacionin e një sprove prej një muaji.

“Shpreha mirënjohjen më të thellë për BIK-un dhe për punën e madhe të tyre që e bëjnë në vazhdimësi në kuadër të ndihmave ndaj familjeve që janë në vështirësi ekonomike dhe të ndryshme”, tha ai.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë.

“Është një festë e cila shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë. Sot i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant edhe më mirëbesues me njëri tjetrin, me rrethin e tyre dhe me të gjithë”, tha Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat