Zelensky do t’i drejtohet nesër me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë

Aktuale

Zelensky do t’i drejtohet nesër me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 12:36
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të martën do t'iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh.

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla ka nënshkruar urdhërin për mbledhjen e kësaj seance.

Kjo seancë do të fillojë nga ora 11:00 dhe presidenti i Ukrainës do të flasë përmes platformës “Zoom”.

Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat