Deputetja e LDK-së për Kurtin: Nuk e di ku mund ta ketë gjetur motivin për të buzëqeshur përballë Vuçiqit

Aktuale

Deputetja e LDK-së për Kurtin: Nuk e di ku mund ta ketë gjetur motivin për të buzëqeshur përballë Vuçiqit

Nga: M.L. Më: 5 maj 2022 Në ora: 08:05
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për darkën me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, përcjell "Bota sot".

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Kurti ka shkelur të gjitha partime me të cilat erdhi në pushtet.

Postimi i plotë:

Kurti i shkeli të gjitha parimet me të cilat erdhi në pushtet. Sonte shijoi darkën me Vuçiqin, në një tavolinë të përbashkët.

Nuk e di ku mund ta ketë gjetur motivin për të buzëqeshur përballë udhëheqësit të shtetit gjenocidal, që mohon edhe masakrat në Kosovë?!

Kryeministër mashtrues!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat