Fatmir Limaj, e shpëtova Thaçin/ Po pse nuk u hodhe mbi trupin e komandant “Kumanovës” që ta shpëtoje!

Aktuale

Fatmir Limaj, e shpëtova Thaçin/ Po pse nuk u hodhe mbi trupin e komandant “Kumanovës” që ta shpëtoje!

Nga: Idriz Morina Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:45
Komandant "Kumanova" me telefon duke biseduar

Fatmir Limaj në një intervistë ka rrëfyer se si e ka shpëtuar Hashim Thaçin nga një moment rreziku për jetë, kur kishte menduar se mund të mund të ishte vrarë.

Sipas këtij rrëfimi, që e ka shpërndarë familja Lima, Fatmiri kishte thënë se në një rast ishte hedhur mbi trupin e Hashim Thaçit për ta shpëtuar. Edhe pse bazuar në rrëfimin, Fatmir Limaj nuk ka pasur asnjë pasojë, si duket më shumë e ka bërë nga frika dhe ‘dashuria’ altruiste për udhëheqësin e tij, Hashim Thaçin.

Për shumë vite pas luftës Fatmir Limaj do të vazhdonte ta njihte autoritetin e Thaçit si suprem, por me kalimin e kohës, do të fillonte të besonte, se po vinte koha, që ai të vinte në krye të PDK-së, dhe ta udhëhiqte politikën e saj.

Në disa momente të caktuara edhe bazuar në sondazhe Fatmir Limaj kishte popullaritet të madh në PDK, dhe ishte dyshi i padiskutueshëm me një diferencë të vogël votash. Ndoshta ai mendonte edhe nga parimi demokratik se pozita e kryetarit të partisë nuk duhej të ishte e përjetshme, dhe duhej dhënë shansi edhe të tjerëve.

Drama e mosmarrëveshjeve

Por, raportet do të fillojnë të përkeqësohen, më parë, para se të arrinte Limaj zenitin politik në PDK dhe në opinion në përgjithësi.

Limaj mund të ishte më i pranueshëm për opinionin e përgjithshëm, pasi nuk kishte akuza të rënda dhe të shumta për dhunën politike, ose ajo ishte kryesisht e shprehur në një zonë atë të Malishevës, për dallim që emri i Thaçit dilte në akuza të shumta në media, dhe nga dokumentet ndërkombëtare të publikuara si të inteligjencës së KFOR-it, i dyshuar për përfshirje në vrasje dhe në krim të organizuar e korrupsion.

Image
Komandant "Kumanova" gjatë kohës së lirë!

Ndarja e parë e madhe do të bëhet, kur Fatmir Limaj do t’i dorëzohej Hagës, në mars të vitit 2003, së bashku me Ramush Haradinajn, kur kishte ngritur aktakuzë Tribunali Ndërkombëtar i Hagës (TPI) me kërkesë të kryeprokurores Karla Del Ponte.

Një pjesë e opinionit dhe nga disa media gishti drejtohej ndaj Hashim Thaçit, sipas të cilave ai shihej përgjegjës që u akuzua dhe më pas u dorëzua për në Hagë Limaj.

Pas një procesi mjaft të gjatë Limaj me 30 nëntor 2005 u shpall i pafajshëm nga TPI-ja.

Por, jeta e gjatë në burg, dukej se në një anë e kishte ndryshuar. Nuk mund ta pranonte Thaçin, për udhëheqës në qeveri dhe parti, dhe nuk mund ta pranonte realitetin që të ishte numri 2.

Në vitin 2014 do ta krijonte partinë e tij së bashku me Jakup Krasniqin, ndërsa nga viti 2012 deklaronte se nuk ishte pjesë e PDK-së.

Pyetja pa përgjigje e Murat Jasharit, për vëllain e vrarë

Murat Jashari vëllai i komandant “Kumanovës” Ismet Jashari, e pat pyetur publikisht Fatmir Limajn për vrasjen e vëllait të tij, se ku ka qenë “Çeliku”, kur iu vra vëllai.

Image
Xhemajl Jashari, Fatmir Sejdiu dhe Murat Jashari

“Kush ta dha lajmin i pari për vrasjen e Komandant “Kumanovës”? Po ti ku u ndodhe kur u vra Kumanova? Më 02 dhjetor 1998 Shukri Buja (Gazetari), i ka dhënë lajmin familjes për vrasjen e Ismet Jasharit. A është kështu? Pse me 100 ditë vonesë?! Ku është arsyeja? Heronjtë e Popullit nuk janë të mëhallëve, a po jo? Komandant Kumanovën e shpallët Hero të Kosovës, a po jo? Si ishte betimi i luftëtarëve të lirisë me Emblemën e UÇK-së, a e mban mend?”, pyeste Murat Jashari, tashmë i ndjerë.

Pyetja jonë është, po pse Fatmir Limaj nuk u hodhe mbi trupin e komandant “Kumanovës” që të mos vritej ai burrë dhe ushtarak i fortë?

Pse nuk u bëre aq heroik epik, si me Hashim Thaçin, apo deshe edhe asaj here më mirë, të mbuloje apo të mbuloheshe nga trupa të tjerë...?!

Është lehtë të hidhesh mbi trupin e atyre, që se kanë fat të vriten, as të përcaktuar!

Image
Ismet Jashari me ushtarë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat