Lushtaku: Themelimi i Komisionit për energjinë do t’i hapë rrugë dyshimeve të bazuara

Aktuale

Lushtaku: Themelimi i Komisionit për energjinë do t’i hapë rrugë dyshimeve të bazuara

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:10
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se protesta e sotme në Kuvend ishte në shërbim të zbardhjes së skandalit energjetik.

Lushtaku në Facebook tha se Kuvendi nuk i nënshtrohet urdhërave të partisë në pushtet.

“Kuvendi nuk i nënshtrohet urdhrave të qeverisë e as diktatit të partisë në pushtet. Protesta jonë brenda Kuvendit sot ishte në shërbim të zbardhjes së skandalit energjik në Kosovë, kurse themelimi i Komisionit Hetimor do t’i hap rrugë shumë dyshimeve të bazuara, të dala edhe në opinionin publik tashmë”, tha ai.

Lushtaku tha se pushteti e kuptoi që vullneti kushtetues i 40 deputetëve nuk mund mbivotohet me diktate, që sipas tij, kanë për qëllim ta dëmtojnë interesin e qytetarëve, duke paguar 100% më shumë në kohën kur Kosova ka prodhuar mjaftueshëm energji.

Ndryshe gjatë seancës së sotme pas shumë përplasjeve pozitë e opozitë u dakorduan për formimin e komisionit hetimorë për energjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat