“Kishte vrarë shqiptarë të LDK-së me porosi”/ Trondit Halil Geci: Ja kush ia montoi Hashim Thaçit ‘Shtëpinë e Verdhë’ dhe Specialen

Aktuale

“Kishte vrarë shqiptarë të LDK-së me porosi”/ Trondit Halil Geci: Ja kush ia montoi Hashim Thaçit ‘Shtëpinë e Verdhë’ dhe Specialen

Nga: N. Sh. Më: 5 maj 2022 Në ora: 20:40
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, flet për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidentin serb Aleksandër Vuçiq, dialogun me Serbinë dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Geci në këtë shkrim thotë se, kryeministri Kurti ka luajtur lojën e shkëlqyeshme karshi Vuçiqit.

Sipas tij, Kurti e ka marrë Kosovën e plagosu rrëndë.

Ai shkruan edhe për Thaçin ku thotë se ishte spiun i shitur i francezëve.

Geci shkruan se ai kishte kryer vrasje me porosi të anëtarëve të LDK-së.

Reagimi i plotë:

Kryministri Kurti deri më sot e ka luajtur lojen shkëlqyshem karshi Vuçiqit dhe argatëve të tij në Kosovë e Shqipëri dhe mbështetësve të dialogut Evropianve, ku e kishin sjellur Kosovën lakuriq dhe ju kishin lëshuar si qakejet për ta kafshuar e përbi të tërën.

Kurti Kosovën e ka marrë të plagosur rëndë nga të githa anët, të cilët i kishin futur në kurthe negociatorët e Kosovës të udhëhequr nga polari, duke iu vënë kushte pas kushteve erdhën deri te formimi i gjykatës speciale dhe e vuan në lojë Dick Martin duke e akuzuar Polarin dhe kërcënuar për vrasjet që ua kishte bërë atdhetarëve të LDK-së.

Thaçi botërisht dihet se ishte i shitur si spiun Francez, por kur ra në doren e Amerikanëve, ai ndërroi kursin u bë me amerikanët.

Francezët dhe Evropianet nga inati që u shit te amerikanët i patën në dorë dobësit e tij ku kishte vrarë shqiptarë të LDK-së me porosi, ata ja montuan Shtëpinë e Verdhë, dhe ngritën Gjykatën Speciale, duke e kërcënuar polarin, a po e ndanë Kosovën ashtu çfarë po thotë Serbia a po ua maron këshilli i sigurimit gjykatën dhe aty do ketë edhe gjyqtar rusë e vaj halli për ty.

Shërbimet me të cilat ka punuar Thaçi e kanë kuptuar se ky është mashkull i ligë, dhe ja kanë çuar këmbë e kryer kah kanë dashur ata vet.

Të mbushur me argumente për vrasje dhe korrupsion evropianët dhe Vuçiq kanq luajtur ‘qoqe’ me të si me një adoleshent që u hy në politikë e nuk e di as çka është politika, as nuk di se si ndërtohet një jakjoll se lëre më shteti.

Hashimi duke menduar se vet do të shpëtonte, ia kishte filluar këngës më të bukur që dinte për shokët e tij dhe thoshte: ai që se voton gjykatën speciale është tradhtar…!

Polari veten e ngriti aq lart sa i kishte hyrë mendja  se luan ‘qoqe’ me Amerikën dhe projektin e saj Kosovën shtet neutral i hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, projekt ky i investuar me miliarda nga vetë Amerika dhe i propozuar nga vetë Ibrahim Rugova..!

Kurti u hy në mes të katërkëndëshit të tradhtarëve negociatorëve të Prishtinës, Tiranës, Serbisë dhe Evropës ku Kosova kafshohej tkurrej e sakatohej nga të gjitha anët, dhe Kurti deri më sot ka qëndruar fort mirë karshi të gjithëve, se si do të rrjedhin gjërat më tej do e shohim…!

Kurti i ka dy gabime karshi Amerikanëve.

1. Gërrithjen e ambasadorës Xhekebson e që Amerikanët se harrojnë kurrë.

2. Mos pranimin e gasit Amerikan dhe afrimi i tij me Turqi.

Nëse mund të dal nga këto dy kriza të pa harruara për Amerikën ai do futet në historinë e re të Kosovës si hero, për ndryshe do të bie nga pushteti dhe prap shteti do të bie në dorën e hajnave dhe vrastarëve.

Angazhimi i kancelarit Shullc dhe emrimi i emisarit gjerman rreth dialogut është një hap i rëndësishëm për të ia bërë me dije Vuçiqit se rreshtimi yt pro Rusisë dhe armatimi i yt nga Kina dhe Rusia, si dhe mbajtja jote në dy kungjat ta shqyen prapanicën…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat