Muja: Qeveria ka shpenzuar vetëm 30 milionë euro, jo 100 milionë për energjinë

Aktuale

Muja: Qeveria ka shpenzuar vetëm 30 milionë euro, jo 100 milionë për energjinë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:21
Armend Muja

Qeveria e Kosovës nuk ka shpenzuar 100 milionë euro për energji, por vetëm 30 milionë.

Kështu tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Muja në Tëvë1 tha se akuzat e opozitës për shpenzime në energji janë të pa baza.

“Qeveria e Kosovës nuk i ka shpenzuar 100 milionë euro, por janë shpenzuar 30 milionë euro, tjerat para ende nuk janë shpenzuar. Ndërsa GEN nuk është kompani serbe, por është kompani sllovene të cilën PDK-ja e ka lincencuar në vitin 2009, dhe ne kur kemi ardhur në pushtet e kemi gjetur si një operator që blen dhe shet energji e licencuar nga ZRRE-ja”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat