Muja: Opozita ka tendencë ta lidhë Qeverinë Kurti me transaksione të pavërteta

Aktuale

Muja: Opozita ka tendencë ta lidhë Qeverinë Kurti me transaksione të pavërteta

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:36
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, foli për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj.

Sipas tij, tendenca e opozitës është ta lidhë Qeverinë Kurti me transaksione të pavërteta.

Duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Koraci, Martin Berishaj i cili në raportimet e mediave sllovene u përfol si person i përfshirë në disa transaksione të dyshimta bankare me kompani të fushës së energjisë, Muja tha se ende nuk është e sigurt që kompania e përfshirë në  atë rast është vërtetë e ambasadorit Berishaj.

“Opozita ka kërkuar njëherë të bëhen hetime vetëm në 6 muajt e fundit, pastaj të njëjtit po e kthejnë mandatin në vitin 2016, kjo është tendencë e tyre për ta lidhur qeverinë Kurti me lloj lloj transaksione e që është e pavërtetë, sepse ne nuk e dimë me siguri të plotë që ajo kompani është vërtetë e Martin Berishaj, mirëpo edhe po të ishte ajo kompani ka filluar qarkullimin në vitin 2016 deri në vitin 2019, pra ajo kompani nuk raporton qarkullim në vitin 2020 dhe 2021, kur ka qenë Lëvizja Vetëvendosje në pushtet”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat