Sipas perspektivës serbe: “Tri minat” e Sholcit për Beogradin – Njohja e Kosovës, Republika Serbe dhe heqja dorë nga Rusia

Aktuale

Sipas perspektivës serbe: “Tri minat” e Sholcit për Beogradin – Njohja e Kosovës, Republika Serbe dhe heqja dorë nga Rusia

Nga: F. B. Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:45
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq

Nëse gjykohet sipas porosive të kancelarit Sholc pas bisedimeve të rënda me Vuçiqin, para Serbisë janë ofruar “oferta të pakëndshme” shkruajnë mediat. Sipas “Novosti” para Serbisë janë kushtëzimet për hyrje në BE si zëvendësim me marrëveshjen me Prishtinën me të cilën faktikisht njihet Kosova, Republika Serbe dhe heqja dorë nga Rusia.

Pasardhësi i Merkelit, qartë e ka qëllim që Gjermania të marr shkopin dirigjues në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, së pari pas takimit me Kurtin deklaroi se “Kosova për Gjermaninë është shtet dhe ajo të marr mbështetjen gjermane për hyrje në institucione ndërkombëtare, ndërsa pas takimit me Vuçiqin potencoi nevojën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, duke ngushtuar hapësirën manovruese të Serbisë.

Para Beogradit shtrohet dilema, në cilin drejtim duhet shkuar, pas darkës mes liderëve në prani të Lajçakut ajo që dihet është takimi me 13 maj mes shefave të delegacioneve negocijuese Bislimi e petkoviç dhe temës së marrëveshjes për tabelat.

Vuçiqi pas takimit me shefen gjermane të diplomacisë Berbok deklaroi se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Gjermanisë as për Kosovën as për diçka tjetër, ndërsa në pyetjen nëse kishte presione që Serbia ta pranoj Kosovën dhe për sanksione ndaj Rusisë, Vuçiqi deklaroi se “deklaratat janë pasqyrë e dobët e asaj që ka ndodhur në takim dhe se pozicioni i Serbisë është i rëndë edhe i komplikuar".

"Bisedimet ishin të rënda, kemi biseduar për shumë çështje, nuk ishin të lehta sepse nuk mund të zgjidhesh gjithë rrugën. Biseda ishte shumë e vështirë, gjermanët insistojnë se duhet vazhduar dialogu, të përmbushet marrëveshja e Brukselit, do përpiqemi që me 13 maj të kemi ndonjë marrëveshje. Për ne problem është se refuzohet biseda për asociacionin, por gëzon fakti se gjermanët insistuan në përmbushje të marrëveshjes”, ka deklaruar Vuçiqi.

Pas Berlinit takimi me gjermanët vazhdoi me ministren e mbrojtjes gjermane Kristina Lambreht, e cila përsëriti qëndrimet e kancelarit Sholc.

Kurti për DË ka deklaruar se Vuçiq ende nuk është distancuar nga Millosheviç dhe Putini. “Insistimi im është për marrëveshje obliguese për normalizim me njohje të ndërsjellë, por në këtë drejtim nuk ka përparim, andaj faktorit ndërkombëtar ia kam bërë të ditur se Serbia është ajo që duhet të ndryshojë për të pasur zgjidhje dhe marrëveshje", ka thënë Kurti.

Ai për DË ka thënë se kërkohet presion ndaj Serbisë që të pranohen dokumentet e Kosovës për krijimin e tregut të përbashkët që është del nga procesi i Berlinit. Në pyetjen për asociacionin ai tha se “raportet aktuale me Beogradin nuk janë normale dhe ato duhen normalizuar ".

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç për "Novosti", theksoi se porositë e Sholcit nuk janë krejt negative, por aty qëndron kurthi potencial:

"Sholc dëshiron përtëritjen e procesit të normalizimit mes Beogradit e Prishtinës për shkak krizës në lindje, këtë detyrë si duket Gjermania e mori nga Perëndimi dhe duhet të përfundoj me njohjen e Kosovës nga Serbia” .

Nuk na konvenon shprehet ai, loja macja me miun në të cilën edhe ne marrim pjesë për të blerë kohë deri në qetësimin e situatës në lindje.

"Nëse frontalisht refuzojmë bisedimet do na godasin me gjon, duhet të marrim pjesë në lojë, por mos të bëjmë lëshime, duhet në mënyrë retorike të paraqitemi, si bëjnë ata, që të jemi të fortë në vetë procesin”, mendon ai.

Ai mendon se Berlini do tentoj ta detyroj Kurtin për formimin e asociacionit si OJQ pa kompetenca ekzekutive dhe pastaj do na ofrojnë kompensim për afrim ndaj Perëndimit dhe heqje dorë nga Rusia. Angjelkoviç konsideron se nëse Serbia pranon diçka të tillë, Perëndimi pas kësaj kërkon njohjen e pavarësisë dhe bisedimet teknike shndërrohen në bisedime për status.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat