Ministrja Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Aktuale

Ministrja Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Më: 6 maj 2022 Në ora: 15:17
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të udhëtojë në vizitë zyrtare në Izrael.

Vizita do të zhvillohet më tetë maj dhe ajo do të pritet nga homologu i saj, Yair Lapid.

Gjatë qëndrimit në Izrael, Gërvalla do pritet në takim edhe nga kryetari i Jerusalemit, Moshe Leon, ministri për Jerusalemin dhe Trashëgiminë, Zeev Elkin, kryetari i Federatës Izraelite të Odës Ekonomike, Uriel Lynn dhe një grup mërgimtarësh të cilët jetojnë në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur Sharr Jakupi, këshilltari i kryediplomates Gërvalla, në një njoftim në Facebook.

Vizita, sipas njoftimit, do të bëhet me qëllim të nënshkrimit të katër marrëveshjeve bashkëpunimi në fushën e kulturës, edukimit dhe bashkëpunimit ekonomik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat