Në Serbi kanë vazhduar komentimet e ndryshme lidhur me adresimin e presidentit të Serbisë Vuçiq lidhur me situatën aktuale në skenën botërore, situatën rreth dialogut dhe Kosovës sikurse edhe paqes e stabilitetit e bashkëpunimit në rajon.
Kështu gazetarja Jelena Kikiç ka ironizuar me fjalimin e Vuçiqit para qytetarëve të Serbisë duke deklaruar se “është e qartë se për çdo gjë fajtor janë të tjerët, e ne edhe më tutje jemi më të mirët”, në të njëjtën kohë ajo shprehet se askush nuk i drejtohet popullit të vetë më shumë se Vuçiqi, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
"Dy orë të plota ka zgjatur fjalimi i presidentit lidhur me gjendjen e kombit. Kështu quhen këto adresime të rralla, më së shpeshti fjalime dhe adresime vjetore të shefit të shtetit për qytetarët e vetë. Por fjalimet e presidentit tonë janë më të shpeshta dhe dinë të zgjasin shumë dhe vetë kjo flet për gjendjen në të cilën ndodhemi si vend edhe si komb”, ka thënë Kikiç në fillim të emisionit “Pasqyra e ditës” në Newsmax Adria.
„Pra, është e qartë se është situatë e rëndë dhe Serbia po përjeton presione të mëdha rreth Kosovës dhe rreth Rusisë. Është e qartë se edhe Putini i ka shfrytëzuar formulimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i konvenojnë Kremlinit dhe jo neve dhe është e qartë se pikërisht, të gjithë pikërisht janë fajtor për gjithçka...e ne, po ne jemi edhe më tutje më të mirët”, ka ironizuar Kikiç.
Më pas ajo shtoi: “Kemi vajin dhe bukën më të lirë, u lirua edhe benzina... Edhe kështu fjalimi për gjendjen e kombit erdhi tek fundi. E kombi, sipas hulumtimeve të pavarura, me shumicë nuk do të hyjmë në BE, por kapiteni e di navigacionin që nuk është popullizëm, por mbajtje e fuqishme e mençur e timonit... Diçka e vështirë nëse sillemi në rreth ndërkohë stuhia është afër. Kjo është pasqyra e ditës” theksoi Kikiç në hyrje të emisionit “Pasqyra e ditës”.