Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!

Aktuale

Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!

Enver Bytyçi Nga Enver Bytyçi Më 8 maj 2022 Në ora: 11:00
Edi Rama

Nuk shkrova ditën e djeshme! Prita të ftohet pak kryeministri. Se dje ishte në flakamë. Kishte renditur fjalët më të dhunshme në verbin e tij kundër opozitës të adresuara te pjella e vet me emrin SPAK! I trishtueshëm në kulm ishte! Secilit i kumbonin ato fjalë si funeral pas një beteje të humbur rëndë! Donte me çdo kusht "ta mposhtte armikun" pas humbjes!

Armiku për Edi Ramën është dhe mbetet opozita e Sali Berishës! Tetë vite investoi që DASH ta shpallte non-grata dhe tani e do prapa hekurave. I tha SPAK-ut se "aty i ke dokumentet e DASH-it"! Por, ato dokumente janë versioni i Dalino Ficos në regjinë e Edit.

E me ato letra bakalli i SPAK-ut nuk mund të veprojë! Se janë artikuj gazetash, madje që përsërisin shpifjen e vet me qindra herë! Fakti se je non-grata nuk të bën fajtor!

I gjendur në kurthin e "larjes së leshit" me shpenzimet marramendëse kundër Sali Berishës, tani ka filluar ta hajë vetveten! Si qeni i plagosur që pi gjakun e vet!

Kush e ka parë ditën e djeshme, ka kuptuar qartë se Edi Rama është në hall! Dhe halli që ka nuk i ngjan halleve të paraardhësve të tij nga Nano e Meta e deri te Berisha!

Ndjehet gjithashtu i përdorur dhe i tradhtuar! Sepse ata që e futën në vallen e kanabizimit dhe trafikut të drogës tani po e shesin! SPAK-u është instrumenti i goditjes fatale! Inceneratorët janë sinjali i parë serioz.

Ndaj Edi Rama është dyfish i zhgënjyer: Se e ndjen që po e tradhtojnë ata të cilët e nxitën në paligjshmëri dhe se i është ndërprerë ëndrra për t'u bërë një lider global në një organizatë apo pakt politiko-ushtarak ndërkombëtar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat