A mund të paditet Maqedonia, se me kthimin e trenit ku ndodhej Fehmi Agani, kreu një krim të rëndë, në bashkëpunim me Serbinë dhe të tjerë të dyshuar?
Njëri nga figurat më të vlerësuara politike në Kosovë pas Ibrahim Rugovës, para luftës në Kosovë, akademik Fehmi Agani, mbështetës dhe ruajtës i unitetit politik për shumë vite, u vra në atë mënyrë, që ende trazon ndërgjegjen shqiptare.
Njëra nga pyetjet kryesore është nëse vdekja e Aganit, ishte e shmangshme, por thuajse asnjëherë e parashtruar seriozisht në institucione apo edhe në vetë LDK.
Me gjithë nderimet e larta, nga vetë Presidenti Rugova, të cilat vazhduan edhe pas vdekjes së tij, LDK-ja nuk e ka diskutuar nëse ekzistojnë mundësitë juridiko-ligjore, që Kosova, institucionet e saj, të parashtrojnë një hetim të fuqishëm, që autorët e vrasjes së Fehmi Aganit dhe bashkëpunëtorët t’i sillte para drejtësisë, ndërkombëtare apo edhe pjesërisht të asaj në Kosovë.
A u ndihmua Serbia ta ekzekutonte Aganin?!
Pavarësisht se cila tezë pranohet për dyshim, dhe pavarësisht se cili do të ishte rezultati i hetimit, është i pakundërshtueshëm fakti, se dikush bashkëpunoi apo ndihmoi qëllimisht në kthimin e trenit nga kufiri i Maqedonisë, për në Prishtinë, e cila ngjarje më pas çoi në ekzekutimin kriminal-mafioz të Fehmi Aganit.
Sipas dëshmisë më autentike dhe me shumë gjasë më të besueshme të zonjës Sadije Aganit, të vejës së akademikut, e cila ndërroi jetë në vitin 2018, 19 vjet pas vrasjes së burrit të saj, treni bazuar në rindërtimin e ngjarjes, duke llogaritur një kohë maksimale vonese, nëse është nisur në orën shtatë të mëngjesit të 6 majit 1999, duhej të ketë qëndruar në kufi, së paku dy orë. Në ora 13.00 treni e kishte nisur kthimin nga kufiri i Maqedonisë, ku nuk u la të hynte në drejtim të Shkupit.
Ndërsa, kjo ndodhi pasi me gjithë kontrollet dhe ndalimit të trenit 3 kilometra pa arritur në Fushë Kosovë, nxjerrjes së udhëtarëve jashtë trenit, kontrollimit të dokumenteve dhe kërcënimeve nga forcat serbe, si thuhet policore, ushtarake e paramilitare, gjetjes së tre autobusëve për kthimin në Prishtinë të udhëtarëve shqiptarë, në njërin prej të cilëve kishte hipur edhe Fehmi Agani, sipas dëshmisë së zonjës Sadije, në ora 17.15 do të nxirrej nga autobusi, Fehmi Agani dhe do të merrej nga një veturë me ngjyrë të kuqe, sipas saj nga policia serbe. Pra, kishin kaluar në tërësi vetëm 4.15 minuta.
Dorëzimi për të shpëtuar jetë
Kapjes së Fehmi Aganit i kishte paraprirë, kërcënimi, përkatësisht jeta e rrezikuar e të rinjve, dhe si thuhet prej vitesh, forcat serbe kanë kërcënuar se nëse nuk paraqitej Fehmi Agani, ata do të ekzekutonin një grup të rinjsh. Kështu që për t’i shpëtuar ata, humanisti dhe patrioti Agani u paraqit, dhe drama e të rinjve merrë fund, për të filluar një tragjedi, vrasja e Fehmiut, njërit prej arkitektëve kryesor të “Shtetit paralel”.
Mungesa e të cilit, sikurse vrasje edhe të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Rugovës, dp të paraqiste thyerje të ndjeshme politike, dhe dëme të mëdha për shtetin e ardhshëm të Kosovës.
Fehmi Agani, ishte njeriu kryesor që me dijeninë dhe lejen e Ibrahim Rugovës, i ka udhëhequr grupet e organizimit të luftës, përkatësisht udhëheqësit e organizimit ushtarak dhe policor, i kanë dhënë llogari atij, sipas disa dëshmitarëve të kohës.
Fehmi Agani, ishte njëri prej udhëheqësve të LDK-së, që së bashku me ndërmjetësuesin amerikan për zgjidhjen e krizës në Ballkan, Riçard Holbrukun ka vizituar Shtabin e UÇK-së në Junik më 24 qershor të vitit 1998, të krahut që udhëhiqej nga e majta aso kohe, përkatësisht nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, që për drejtor të Drejtorisë Politike e kishte Hashim Thaçin.
Në atë kohë, ky grupim ende përshëndeste me grusht, në strukturën dhe organizimin e tij, një simbol ky i përshëndetjes së partizanëve dhe shteteve komuniste.
I shtyrë nga kjo ide se ai mund të kontribuonte për pajtim, pas shumë vrasjesh të kryera me motive politike, ku viktima ishin veprimtarët dhe udhëheqës të LDK, të uniformuar me emblemë të UÇK-së, do të kërkonte ta linte Kosovën, për të ndihmuar në pajtimin jashtë vendit, kryesisht në Tiranë ku ndodheshin shumica.
Sipas Sadijes, informacioneve të siguruara nga ajo, jeta e Fehmi Aganit u mbyll, në mënyrë të trishtë, në mbrëmjen e 6 majit, rreth orës 19.20 minuta.
“E pamë kufomën e Fehmiut. Ishte qëlluar me plumb nga afër në mes të ballit dhe në dy anët në majë të kokës”, kishte deklaruar Sadija në intervistën e saj për gazetën “Fakti” të Shkupit.
Por, cilat janë pistat dhe autoritetet që mund të paditen?
Duke u bazuar në informacionet publike, ka mjaft dyshime për një bashkëveprim Beograd-Shkup, për vrasjen e Fehmi Aganit, njeriut më të besueshëm të presidentit Rugova.
Sipas shkrimeve të siguruara vite më parë nga “Bota sot”, para se treni të urdhërohej të kthehej nga kufiri, autoritetet maqedonase kishin kontaktuar me lider shqiptarë në Maqedoni, në mesin e tyre edhe Arbër Xhaferin, të cilëve u ishte kërkuar një vendim. Sipas këtyre burimeve, përkundër pritjes, autoritetet shqiptare nuk dhanë asnjë përgjigje, pavarësisht që kishin informacion se një person i rëndësishëm shqiptarë ndodhej në tren. Por, edhe nëse nuk do të ishte kështu, kur qindra mijëra shqiptarë ishin dëbuar për në Maqedoni, edhe rrugëve malore, pse duhej të kthehej një tren, dhe t’ju rrezikohej jeta atyre qindra vetave, që mezi kishin arritur ta shmangnin vdekjen, deri në kufi, pasi kishte pasur kontrolle të vazhdueshme të trenit.
Pra, hetimet dhe paditë mund të bëhen, domosdoshmërisht ndaj:
1. Serbisë dhe
2. Ndaj Maqedonisë (sot Republikës së Maqedonisë së Veriut, si trashëgimtare e R. Së Maqedonisë.
Maqedonia duhet të paditet si bashkëpunëtore në këtë krim, nga Kosova, pra një prokurori e Kosovës (ajo speciale).
Serbia duhet të paditet si autore e krimit të luftës, që kishte për qëllim gjenocidin, duke vrarë figurat qendrore të një populli.
Padia duhet dhe mund të bëhet edhe nga familjarët, duke nisur nga dorëzimi i një padie në gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe që vetë ajo pastaj do ta orientonte kërkimin e të drejtave!