Mbi 40% e grave në Kosovë nuk aplikojnë për t’u punësuar për shkak të përkujdesjes ndaj fëmijëve dhe të moshuarve

Aktuale

Mbi 40% e grave në Kosovë nuk aplikojnë për t’u punësuar për shkak të përkujdesjes ndaj fëmijëve dhe të moshuarve

Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:13
Ilustrim

Democracy for Development (D4D), ka bërë një hulumtim rreth aplikimit për punësim të grave dhe burrave në Kosovë në 6 muajt e fundit.

Sipas këtij hulumtimi në Mars të vitit 2022 përmes OMNIBUS-it, rezultatet nga anketimet kanë treguar se në gjashtë muajt e fundit, 85.4% të grave dhe 80.9% të burrave nuk kanë aplikuar për punë, raporton teve1.info

E arsyeja se përse burrat dhe gratë nuk kanë aplikuar për punë, shumica e grave apo 42.9% e tyre arsyet kanë qenë për “përkujdesjen e fëmijëve dhe të moshuarit”, si arsyen kryesore në krahasim me vetem 10% të burrave.

Ndërsa 30.2% dhe 25.4% të burrave sipas hulumtimit kanë qenë të painteresuar për të gjetur punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat