EULEX shënoi Ditën e Evropës me një paradë të Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë

Aktuale

EULEX shënoi Ditën e Evropës me një paradë të Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 11:09
EULEX

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) shënoi Ditën e Evropës me një paradë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR) si shprehje e unitetit dhe solidaritetit mes popujve të Evropës.

Gjatë kësaj ceremonie u luajt himni evropian “Ode to Joy” teksa zyrtarët policorë të EULEX-it e ngritën flamurin e BE-së. Festimi i Ditës së Evropës u përmbyll me një paradë të zyrtarëve policorë polakë të NJPS-së së EULEX-it dhe xhandarmëve portugez dhe francezë nga NJPSR e EULEX-it përpara Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog, Shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së.

Shënimi i Ditës së Evropës këtë vit është më i rëndësishëm se kurrë, pasi paqja dhe siguria në Evropë është sfiduar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila mund të ndikojë gjithashtu në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, EULEX-i ndodhet në Kosovë në emër të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij për të ofruar një nivel sigurie shtesë dhe për t’i siguruar partnerët kosovarë të tij që BE-ja është tejet e interesuar për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat