​Konjufca: UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci

Aktuale

​Konjufca: UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci

Më: 9 maj 2022 Në ora: 13:24
Glauk Konjufca

Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, të hënën kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Kryeparlamentari Konufca theksoi se heronjtë, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, 24 vite më parë ranë heroikisht në angazhimin dhe kontributin e drejtpërdrejtë për lirën dhe çlirimin e Kosovës.

Ai tha se UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit, Ilir Konushevci.

Konjufca: UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci

“Ilir Konushevci së bashku me Hazir Malën ia dhanë edhe të mbarën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse UÇK-ja nuk fitoi vetëm se ne e patën kauzën e drejt, por po ashtu edhe pse e patë fillimin e mbarë. E fillimin e mbarë pa dyshim që ia dha edhe komandanti më i shquar i saj, Ilir Konushevci dhe mund të thuhet që me vet faktin që përbrenda një harku kohor vetëm prej 5 ditësh ranë Ilir Konushevci, Agron Rrahmani dhe Bahri Fazliu, tregon për një goditje të madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, vet fakti që ata e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, rezultoi që me qindra e mijëra djem e vajza tjerë iu bashkuan UÇK-së dhe në këtë mënyrë ushtria jonë e lavdishme u përtëri dhe vazhdoi luftën deri në çlirimin e plotë të Kosovës. UÇK-ja është e pamenduar pa kontributin e komandantit Ilir Konushevci, i cili do të nderohet e kujtohet gjithmonë bashkë me të gjithë ata të cilët e dhanë jetën si dëshmorë për lirinë e kombit tonë”, theksoi Konjufca.

Kryetari Konjufca ka folur para mediave edhe për rastin e bartjes së përgjegjësive të presidentes tek kryetari i Kuvendit.

Konjufca: Nuk ka pasur delegim të kompetencave

Këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, e vetmja ajo që është e paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe, nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, theksoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat