Qeveria: Këtë vit kemi plane të mëdha në agjendën evropiane

Aktuale

Qeveria: Këtë vit kemi plane të mëdha në agjendën evropiane

Më: 9 maj 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, zotohet se do të ndërmarrë sivjet disa hapa drejt konkretizimit të proceseve integruese në BE.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, nga Qeveria thonë se janë duke punuar ngushtë me shtetet që janë skeptike për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Për këtë proces, Qeveria thotë se ka arritur që t’i bindë disa prej tyre, por nuk specifikon cilat.

Po bëhen katër vjet që çështja [e vizave] ka ngecur në Këshillin e BE-së, pra te vendet anëtare. Falë punës në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe zhvillimeve pozitive në performancën ekonomike, ne kemi arritur që disa shtete hezituese dhe neutrale t’i kthejmë në favor të mbështetjes për liberalizim”, thonë nga Qeveria.

Sipas tyre, për heqjen e vizave është plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës në udhërrëfyesin për liberalizim.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat