Akuzat e reja nga Specialja/ Pas Thaçit e Veselit, Krasniqit, deklarohet edhe Selimi - ja çka thotë

Aktuale

Akuzat e reja nga Specialja/ Pas Thaçit e Veselit, Krasniqit, deklarohet edhe Selimi - ja çka thotë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 06:45 Përditësuar në ora: 17:11 më 10.05.2022
Akuzat e reja nga Specialja/ Pas Thaçit e Veselit, Krasniqiit, deklarohet edhe Selimi

​Selimi: Nuk kam të bëjë asgjë me krimet dhe akuzat e pretenduara

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për akuzat e reja me të cilat e rëndon Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Para gjykatësit të procedurës paraprake, Selimi ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me krimet dhe akuzat e pretenduara nga prokuroria.

Selimi ka dalë edhe njëherë para gjykatësit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pasi më 29 prill Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria po pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte në Gjilan dhe Suharekë.

Rexhep Selimi ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me këto pretendime.

Selimi: Nuk kam të bëjë asgjë me krimet dhe akuzat e pretenduara në aktakuzë

“Natyrisht që i kam lexuar dhe i kam kuptuar dhe pohoj edhe njëherë q nuk kam të bëjë asgjë me krimet dhe as me akuzat e pretenduara në këtë aktakuzë”, ka deklaruar Selimi.

Ai ka thënë se e ka lexuar në tërësi aktakuzën ndërsa në deklarimin e tij zyrtar ai ka thënë se është i pafajshëm.

Selimi: Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës

“I nderuar gjykatës më lejoni të deklarohem i pafajshëm siç edhe në të gjitha pikat e tjera të aktakuzës”, ka thënë ai.

Me Rexhep Selimin ka përfunduar paraqitja e parë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para gjykatësit të procedurës paraprake në Hagë, lidhur me akuzat e reja të prokurorisë.

Përveç Rexhep Selimit, në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020 po mbahen edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa edhe në paraqitjet e tyre të para Dhomave të Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa më 29 prill 2022 ZPS ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër këtyre katër të akuzuarve.

​Krasniqi: Kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë padrejtësisht në paraburgim

Ish zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për akuzat e reja me të cilat po e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ai ka mbajtur një fjalim në Hagë ku ndër të tjera ka thënë se akuzat janë të mbështetura vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë. Ai ka kërkuar përshpejtim të procesit gjyqësor dhe ka shtuar se po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

“I nderuar gjyqtar, zonja dhe zotërinj të të gjitha segmenteve të drejtësisë që jeni të thirrur të mbroni dhe të bëni drejtësi, kërkoj që të më kuptoni drejt, gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri me integritet në mënyrën me të qartë në raport me më të fortin, por me të dobëtin kurrë nuk kam shfaqur as shenja egërsie as përbuzje, veç dhembshurisë njerëzore. Padrejtësisë sado e rrezikshme që ishte dhe është edhe sot, se është nisur nga e njëjta logjikë që e kam jetuar në Jugosllavi nuk i jam përgjigjur me heshtje asnjëherë, sot po i them vetëm pak fjalë...”.

Kështu e ka nisur fjalimin e tij para Dhomave të Specializuara, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, derisa është paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake pasi prokuroria ka shtuar akuza ndaj tij nën pretendimin për krime lufte e kundër njerëzimit.

Pas leximit të akuzave të reja ndaj tij Krasniqi ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për atë çka po e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Krasniqi: Deklarohem krejtësisht i pafajshëm

“E kam lexuar aktakuzën, dhe këtë shtesën e fundit, dhe mundem me thënë me bindje të plotë se e kam vështirë ta kuptoj edhe akuzën e parë edhe vazhdimin pasi jam i bindur se vepra të tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time. Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë padrejtësisht në paraburgim”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka thënë se akuzat që po ngritën janë të mbështetura vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë.

Krasniqi: Akuzat e ngritura janë të mbështetura vetëm mbi bazën gënjeshtrave të Serbisë

“Kurrë nuk kisha besuar, sikur mos të ishte ky rast, se juristë të shkolluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde guxojnë të ngritin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë jetën, lirinë, e të drejtën e individit, dhe jo vetëm të individit, madje ia godet tepër rend, e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me një padrejtësi të madhe”, ka deklaruar Krasniqi.

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se ndjen turp pasi jeton në një kohë kur sipas tij me lehtësi shkatërrohet jeta e njerëzve të cilët guxuan të luftojnë për liri e pavarësi.

Krasniqi: Më vjen turp që po jetoj në këtë kohë kur me lehtësi shkatërrohet jeta e njerëzve që guxuan të luftojnë për liri

“Mua më vjen turp se pse po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë, një regjim ndër më kriminelët e pas Luftës së Dytë Botërore, madje në atë kohë nuk besoj se në botë ka pasur një regjim të tillë kriminal e gjenocidial sa e si ishte regjimi i Millosheviqit të cilit nuk po i mungon as qimja e flokut”, ka thënë ai.

Për akuzat e reja të ZPS-së janë deklaruar sot edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Para gjyqtarit të procedurës paraprake do të dalë edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa edhe në paraqitjet e tyre të para Dhomave të Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa më 29 prill 2022 ZPS ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër këtyre katër të akuzuarve.

​Jakup Krasniqi: Jam krejtësisht i pafajshëm

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka mbajtur një fjalim para gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në paraqitjen e tij të parë pas akuzave të reja të prokurorisë kundër tij dhe të ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Krasniqi ka thënë se ndjen turp që jeton në një kohë ku sipas tij shkatërrohet jeta e njerëzve që guxuan të luftojnë për liri e pavarësi.

“Mua më vjen turp se pse po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë, një regjim ndër më kriminelët e pas Luftës së Dytë Botërore, madje në atë kohë nuk besoj se në botë ka pasur një regjim të tillë kriminal e gjenocidial sa e si ishte regjimi i Millosheviqit, të cilit nuk po i mungon as qimja e flokut”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se është krejtësisht i pafajshëm dhe ka kërkuar përshpejtim të procesit gjyqësor.

“E kam lexuar aktakuzën dhe këtë shtesën e fundit dhe mundem me thënë me bindje të plotë se e kam vështirë ta kuptoj edhe akuzën e parë edhe vazhdimin pasi jam i bindur se vepra të tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time, prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mban kaq gjatë padrejtësisht në paraburgim”, ka shtuar ai.

Kadri Veseli deklarohet i pafajshëm për pikat e reja të aktakuzës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e tij të parë lidhur me akuzat e reja të zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kadri Veseli ka dalë edhe njëherë para gjykatësit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pasi më 29 prill Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve. 

Prokuroria po pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte në Gjilan dhe Suharekë.

Veseli: Deklarohem i pafajshëm 

“Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Veseli. 

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se dëshiron që procesi gjyqësor të fillojë sa më parë.

Veseli: Dëshiroj që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë 

“I kam lexuar dhe kam dëshirë që të procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shpreh edhe pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar”, ka thënë Veseli.

Tutje, gjykatësi i procedurës paraprake i ka lexuar të drejtat e të akuzuarit.

Veseli: Kisha pas dëshirë që të kem të drejtë t’i aplikojë të drejtat e mia në këtë gjykatë 

“Zotëri gjyqtar ju falënderoj për të gjitha këto të drejta dhe kisha pas dëshirë që këto të drejta të cilat i përmende të kem të drejtë pikërisht në këtë gjykatë edhe t’i aplikojë”, ka thënë Veseli. 

Paraprakisht sekretarja e gjykatës i ka lexuar akuzat e reja që i përmban aktakuza e ndryshuar e ZPS-së.

Ndërsa mbrojtja e Veselit, avokati Ben Emmerson ka deklaruar se çështjet e tyre do t’i shtrojnë në konferencën e ardhshme mbi ecurinë e çështjes.

Sot para gjykatësit të procedurës paraprake do të dalin ndaras edhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. 

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa edhe në paraqitjet e tyre të para Dhomave të Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa më 29 prill 2022 ZPS ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër këtyre katër të akuzuarve.

Lexohen akuzat e reja edhe ndaj Kadri Veselit/ Kjo është dëshira e ish-kreut të PDK-së

Në gjykatën e Hagës janë lexuar këtë të martë, 10 maj akuzat e reja të ngritura ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të leximit nga Sekretarja gjyqësore, Veseli u shpreh se mezi pret të nisë gjykimi.

“I kam lexuar, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt e të kem të drejtën time të shpreh pozitën time para qytetarëve të Kosovës, të UÇK e këtij gjyqi të nderuar. Faleminderit shumë”, u shpreh Veseli.

Gjatë 10 majit, para Dhomave të Specializuara paraqiten Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, të cilët kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

Ka filluar konferenca dëgjimore lidhur me ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale, më 29 prill 2022.

Kjo seancë e sotme ka filluar me probleme të shumta teknike.

Si fillim gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka pyetur ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, nëse ai mund të konfirmojë se ka pranuar zgjerimin e aktakuzës (apo saktësisht aktakuzën e re).

Por probleme të shumta teknike kanë pamundësuar dëgjimin e përgjigjes së Thaçit.

Pas disa minutave, Thaçi tha se nuk ka arritur as të kuptojë aktakuzën për shkak të redaktimeve tejet të mëdha që janë bërë në të.

Përpos kësaj, ish-presidenti Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm.

“Nuk kam çfarë të shtojë, por deklarohem i pafajshëm megjithëse ende s’kam arritur që ta lexojë aktakuzën, por deklarohem i pafajshëm.”, tha Hashim Thaçi.

“Zotëri gjyqtarë theksova se amendamentet tuaja janë shumë të redaktuara nuk mund ti lexojë, nuk kam arritur dhe prandaj s’i kam kuptuar , por deklarohem i pafajshëm.”, përfundoi ai.

Konferenca dëgjimore është duke vazhduar, e vërejtje lidhur me aktakuzën dhe zgjerimin e saj pati edhe pala mbrojtëse e Thaçit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.

Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15

Nis konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi po e ndjek atë përmes lidhjes LIVE

Ka filluar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Seanca ka filluar me prezantimin e palës mbrojtëse, si dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës.

Konferencën e sotme është duke e ndjekur përmes lidhjes direkte edhe vetë ish-presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.

Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Ndërkaq, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos fillojë as këtë vit meqë të njëjtit tani do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Thaçi dhe të tjerët dalin sot para Speciales

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.

Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat