Gërvalla do të shkojë në vend të Kurtit në darkën e organizuar nga Borrell

Aktuale

Gërvalla do të shkojë në vend të Kurtit në darkën e organizuar nga Borrell

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:35
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në darkën joformale në Bruksel, që është e organizuar nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.

Gërvalla këtë e ka bërë të ditur në emisionin Sytë Shtatë, ku edhe ka shtuar se ajo do ta zëvendësojë kryeministrin Albin Kurti, i cili është për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë event

Në këtë darkë e cila është e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Aty thuhet se do të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe pasojat e agresionit rus në ekonominë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat