“Vuçiq i shpalli luftë Kamberit”, merret vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc

Aktuale

“Vuçiq i shpalli luftë Kamberit”, merret vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc

Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:22
Shaip Kamberi

Komisioni Republikan Zgjedhor ka marrë vendim që të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc të Bujanocit.

Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi i cili tha se me këtë veprim atij i ka “shpallur luftë” presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeparlamentari, Ivica Daçiq.

Sipas tij, ata kanë dëshmuar se nuk duan integrimin e shqiptarëve në institucione dhe se vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë që kanë mbetur në institucione.

“Vuçiqi dhe Daçiqi dëshmojnë se nuk duan integrim të shqiptarëve në institucione, por kontroll të vendimmarjes së komunave të luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen. Pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit”, shkroi ndër tjerash ai.

Ndërkaq, për këtë Kamberi bëri të ditur se do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative, duke thënë se “kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë”.

“Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarjet e Komunave të Luginës. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione. Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen”, shkroi ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat