​Punëtorët e KEDS/KESCO përmes grevës kërkojnë rritje të pagave prej 100 eurosh

Aktuale

​Punëtorët e KEDS/KESCO përmes grevës kërkojnë rritje të pagave prej 100 eurosh

Më: 11 maj 2022 Në ora: 09:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Punëtorët e KEDS/KESCO kanë mbajtur grevë njëorëshe para objektit të kësaj kompanie me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë 100 euro.

Me pankartat “Çmimet në qiell e pagat përtokë”, “Paga të dinjitetshme” punëtorët e KEDS-Kesco kërkuan paga më të larta.

Kjo grevë do të zhvillohet tri ditë, ku secilën ditë do t’i shtohet një orë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur ElektroKosova “KEDS-KESCO”, Ahmet Hyseni tha se sot greva po mbahen në të gjitha distriktet në Kosovë. Sipas tij, këto greva do të vazhdojnë deri të ditën e premte dhe kërkesë kryesore e tyre është rritja e pagës së punëtorëve për 100 euro.

Ai tha se mjaftueshëm kanë mirëkuptuar edhe për shkak të krizës energjetike, por nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Menaxhmenti i KEDS-it punëtorëve të kësaj ndërmarrje u ka ofruar rritje page prej 30 eurosh, por kjo shumë është kundërshtuar nga punëtorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat