LDK: Vazhdon kriza e çmimeve, njëjtë edhe injorimi i Qeverisë

Aktuale

LDK: Vazhdon kriza e çmimeve, njëjtë edhe injorimi i Qeverisë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:56
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për ngritjen e çmimeve, derisa ka thënë se qeveria po vazhdon injorimin ndaj kësaj krize.

Përmes një postimi në Facebook, LDK ka thënë se me shqetësim të thellë po e përcjell rritjen rekorde të çmimeve, që po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme për qytetarin.

Po ashtu, LDK ka thënë se qeveria ka zgjedhur t’i injorojë propozimet e tyre për të tejkaluar krizën, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e papërballueshmërisë së qytetarëve tanë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë po e përcjell rritjen rekorde të çmimeve, e cila për çdo muaj po vazhdon të bëhet më e papërballueshme për qytetarin. Inflacioni në muajin prill ka arritur në nivele alarmante prej 11.2%, më e larta deri më tani”, thuhet në shkrimin e LDK-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat