PDK nesër prezanton “Qeverinë në Hije”, ky do të jetë “Kryeministri”

Aktuale

PDK nesër prezanton “Qeverinë në Hije”, ky do të jetë “Kryeministri”

Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:43
ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të prezantoj programin e “Qeverisë në Hije”.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi në një intervistë në Context.

“Plani i Qeverisjes së Mirë ka një udhëheqës, ka disa ndihmës që luajnë rolin e zv. kryeministrit, ka një format të departamenteve që tregojnë se si do të duket një qeverie në të ardhmen e PDK-së”, ka thënë Gjoshi.

“Këtë qeveri do ta udhëheq Memli Krasniqi derisa departamentet do të udhëhiqen prej ekspertëve të fushës”, tha ndër tjerash ai.

Kujtojmë që një plan të tillë PDK e pati organizuar edhe para pavarësisë në kohën kur ishte opozitë e LDK-së së Ibrahim Rugovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat