A do t’i vizitojë të paraburgosurit në Hagë, tregon Konjufca

Aktuale

A do t’i vizitojë të paraburgosurit në Hagë, tregon Konjufca

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:31
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë në RTK, foli edhe për Gjykatën Speciale, e që sipas tij, që nga fillimi ka qenë proces i dëmshëm. Ai deklaroi se edhe deputetëve ua ka thënë në fillim se nëse nuk themelohet Gjykata Speciale, Kosova nuk do të kishte humbur asgjë.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim, kurse tani Kosova po i kryen të gjitha obligimet që i ka për marrëveshjen ndërkombëtare, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare sa i përket mbrojtjes.

Për mundësinë që në të ardhmen, ai t’i vizitojë ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Konjufca tha se do t’i vizitojë të gjithë ata që gjenden në paraburgim në Hagë.

“Kur të vijë momenti për t’i vizituar ata në Hagë, do t’i vizitoj dhe do t’i takoj të gjithë atje”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur edhe për vizitën e Kurtit në SHBA, që nga opozita është konsideruar e nivelit të ulët, për shkak se ai nuk ka arritur të takojë zyrtarë të lartë të ShBA-së.

Konjufca konsideroi se Kurti ka pasur takime me rëndësi për zhvillim të Kosovës, në aspektin ekonomik.

“Unë mendoj se sektori i IT-së është për të ardhme premtuese, për rininë. Z.Kurti që në fillim ka treguar se për çka po shkon në SHBA”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat