A do ketë ketë arrestime tjera nga Specialja, flet Albulena Haxhiu

Aktuale

A do ketë ketë arrestime tjera nga Specialja, flet Albulena Haxhiu

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:33
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se beson që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë janë të pafajshëm në akuzat që iu kundërvihen.

Haxhiu foli edhe për vizitën që e ka zhvilluar në Hagë, ditë më parë.

“Ne kemi takuar kryetaren e Gjykatës. Ia kemi bërë të ditur të gjitha gjetjet që i kemi gjetur. Gjykata Speciale nuk ka një organ që i monitoron punën e tyre. Kjo do duhej të ishte debati para nisjes së seancave të zotëri Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi. Ka dyshime që po shkelën të drejtat e tyre. Natyrisht, kjo do të duhej të ishte debati”, shtoi ajo.

Ndërkaq në pyetjen se a do të ketë arrestime të tjera të Gjykatës Speciale, Haxhiu tha se nuk mund të flasë për këtë.

“Unë nuk mund të flas për këtë. Uroj që të më mirëkuptoni. S’mund të jap informacione lidhur me këtë. Nuk ka pasur raste për aq sa jam në dijeni”, deklaroi ministrja Haxhiu.

Ditë më parë, 13 pjesëtarë të UÇK-së qenë të përfshirë në aktakuzën e zgjeruar ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të UÇK-së. Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Zgjerimi i aktakuzës me pretendime për krime të tjera të luftës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, përfshin edhe 13 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shumica prej të cilëve eprorë të lartë.

Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike të cilat pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Kësisoj, brenda pak javësh pritet të arrestohet ky grup prej 13 personave, që përfshin pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të zonave operative të Drenicës, Dukagjinit, Nerodimes, Pashtrikut etj, sipas informatave që ka siguruar media nga burimet e saj.

Media ka mësuar se mes akuzave që pritet të rëndojnë ndaj të dyshuarve është edhe vrasja e një eprori të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka ndodhur menjëherë pas luftës në Prizren.

Rreth tri javë më parë, media raportoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar pritet të kryejë arrestime të reja në Kosovë “së shpejti”.

Siç raportoi mediumi bazuar në burime, emrat që pritet të arrestohen janë të njohur për Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe se ZPS-ja i ka hetuar ata prej themelimit e deri më tash.

Personat e apostrofuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik në artikullin e publikuar më 19 prill 2022 por të cilët janë të njohur për redaksinë, nuk kishin pranuar të komentojnë raportimin e Paparacit.

Zyra e Prokurorit  të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Seminishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje.

Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe  vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin.

Pas kësaj, gjykatësi i procedurës paraprake pasi ka konfirmuar akuzat e reja, ka caktuar 10 majin si datën kur të akuzuarit do të dalin para gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat