Djalin ia vranë një muaj para martesës: Fetah Rudi përkujton Nexharijen: Më dhemb aq shumë, vdiq pa e ditur se kush ia vrau djalin!

Aktuale

Djalin ia vranë një muaj para martesës: Fetah Rudi përkujton Nexharijen: Më dhemb aq shumë, vdiq pa e ditur se kush ia vrau djalin!

Nga: N. Sh. Më: 13 maj 2022 Në ora: 22:25
Zonja Nexharije në homazhe për Bardhylin, me dëshirën amanet, që vrasësit e Bardhylit të dënohen

Ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka përkujtuar nënën e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajetit, Nexharijen e cila ndërroi jetë sot.

Rudi përmes një postimi në facebook, shkruan se i dhemb aq shumë që zonja Nexharije vdiq pa e ditur se kush ia vrau djalin.

Postimi i plotë:

"Veç një muaj para se të martohej ma vranë. Shpirti mos më daltë pa e ditë se kush ma ka vra djalin, se nuk i ka bë kurrkujt kurrgjë, vetëm të vërtetën e ka thenë".

Këto ishin fjalët nënës Nexharije, e cila sot mbylli sytë përgjithmonë, për tu bashkuar me Bardhylin për të cilin kishte aq shumë mall.

Më dhemb aq shumë, që vdiq pa e ditur se kush ia vrau djalin! Vdiq pa e parë drejtësinë për djalin e saj, Bardhylin, gazetarin e Bota sot që e vrau dora kriminale!

Lutemi për shpirtin tënd nëna Nexharije, shpresoj dhe besoj që nje ditë drejtësia për Bardhylin do të vijë!

Familjës Ajeti, i shpreh ngushëllime nga zemra për vdekjen e nënës Nexharije, nënës së Bardhyl Ajetit! Zoti e bekoftë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat