Musliu-Shoshi: Qeveria të jetë më transparente në procesin e dialogut

Aktuale

Musliu-Shoshi: Qeveria të jetë më transparente në procesin e dialogut

Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:13
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për takimet e sotme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi.

Sa i përket takemeve të sotme, Shoshi ka thënë se opozita ka informacione aq sa kanë mediat.

Sipas saj, Qeveria duhet të jetë më transparente në procesin e dialogut.

“Si opozitë nuk është që kemi shumë informata nga pozita. Ne kemi informata sa keni edhe ju si media. Besoj se Qeveria duhet të jetë më transparente sa i përket procesit të dialogut, sidomos me deputetë dhe në veçanti me Komisionin për Punë të Jashtme”, tha ajo.

Shoshi tha se nuk ka pritur që ky takim në Bruksel të jetë i suksesshëm, sipas saj për shkak të dorëzimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Nuk kam prit që do të jetë takim i suksesshëm, kjo për faktin që ne veç e kemi dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Patjetër që sot nuk do të kishte asnjë kuptim nga një shtet agresor siç është Serbia që ta mirëpres këtë hap të shtetit tonë dhe të jetë shumë konstruktive në dialog. Ata asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk pres që të jenë. Mirëpo çka presë që Qeveria jonë të ketë një strategji të qartë se si t’i qaset dialogut”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat